Amnistia penale pret ‘ok’ nga qeveria, Lamallari: Përfitojnë mbi 10 mijë qytetarë, 338 lirohen menjëherë


Amnistia penale pret 'ok' nga qeveria, Lamallari: Përfitojnë

Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi se ka firmosur propozimin për amnistinë penale që shumë shpejt pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Në një konferencë për mediat, Lamallari njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, nga të cilët 380 do lirohen menjëherë dhe 980 që përfitojnë ulje dënimi.

Amnistia do të përfshijë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, ndërsa ministria sqaroi se nuk do të përfitojnë persona në hetim apo gjykim nga SPAK dhe GJKKO.

“Sapo kam firmosur propozimin pas procesit të marrjes së mendimeve nga institucionet përgjegjëse për amnistinë penale, duke e dërguar këtë akt ligjor në Këshillin e Ministrave, dhe besoj shumë shpejt do të kemi miratimin e aktit në mbledhje të qeverisë dhe më pas depozitimin në Kuvend. Është një kategori shumë e madhe që përfitojnë, nga shifrat paraprake, duke përfshirë dhe procedimiet e 2024, numri i përfituesve është i lartë, 10 mijë persona që përfitojnë. 338 përfitojnë lirim të menjëhershme, 980 që përfitojnë ulje dënimi.

Kemi një kategori të lartë personash, grupe vulnerabël, duke përfshirë dhe gra dhe të mitur që përfitojnë nga ky akt human, kjo tregon që jemi shoqëri që duhet të orientohet drejt parandalimit, rehabilitim, ti japim një mundësi të dytë dhe mbështetje personave që në momente të caktuara bien pre e zbatimit represiv të ligjit. Nuk është ky qëllimi ynë, duhet të ndryshojmë qasje, mendësi, të jemi drejt faljes, mundësive reale. Arresti me burg duhet të jetë fjala e fundit.

Nuk përmban këto dënime. Për ne është e rëndësishme të mos krijojmë spekulime. Duke marrë parasysh edhe kontestin në të ciklën ndodhemi dhe mbështetjen që i kemi ofruar organeve të reja të drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, kjo nuk përfshin persona në hetim apo gjykim nga GJKKO”, tha Lamallari./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top