Pas gati 1 viti lidhje, Amir Rrahmani konfirmon lidhjen me Drita Stublla. Çifti, i cili u zbulua nga disa foto paparacë, ka publikuar për herë të parë një foto së bashku, duke konfirmuar kështu këtë romancë. Muaj më parë, dyshja është fotografuar rrugëve të Napolit duke ecur dorë për dore, duke mos lënë më vend për dyshime rreth romancës së tyre. Prej muajsh kanë qarkulluar zëra për një lidhje mes tyre, por deri tani asnjëri nuk e kishte konfirmuar publikisht.
Pamjet e fundit kanë zyrtarizuar marrëdhënien, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Mesa duket, lidhja është konsoliduar, aq sa Drita të shpërngulet në Napoli, ku futbollisti është i angazhuar.
Rrahmani, i cili është një nga figurat kryesore të futbollit kosovar dhe një lojtar kyç te Napoli në Serie A, duket se po gjen ekuilibrin perfekt mes karrierës së tij profesionale dhe jetës private. Por teksa ylli i skuadrës së Kosovës ka publikuar një foto me partneren, komentet e kanë ngacmuar për lidhjen që ai ka pasur me Era Istrefin. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që janë shprehur se me Erën ai ka humbur dashurinë.
Në komente në “Instagram”-in e tij, por edhe në “Tik-Tok”, të shumë kanë qenë komentet, por edhe fotot që ai ka pasur më herët me Era Istrefin. Sakaq, si Drita dhe Amiri kanë preferuar që mos të merren me këto komente, por të shijojnë këtë romancë mes tyre. Drita Stublla njihet për aktivitetin e saj në botën e modës e rrjeteve sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh komentohet për stilin dhe postimet e saj. Fotografitë e publikuara i kanë bërë menjëherë kryefjalë të mediave rozë, ndërsa fansat e futbollistit dhe blogeres kanë reaguar me shumë kuriozitet ndaj këtij çifti të ri të njohur. Dyshja duket se janë bashkë prej më shumë se 10 muajsh dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në “TikTok” në fillim të vitit. Pak vite më parë, Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin.
Fillimisht u aludua se dy të rinjtë ishin në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikë asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në “Instagram”. Megjithëse këto spekulime asnjëherë nuk u konfirmuan, shpejt qarkulloi edhe lajmi për ndarjen e tyre. Për këtë gjë ka reaguar bukuroshja përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk mund të përfundohet diçka që as që ka nisur. “Nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, është mbishkrimi i një fotografie.
Kujtojmë se para Dritës, Amiri kishte një lidhje të konsoliduar me Era Istrefin. Pas gati 1 vit lidhje, Era dhe Amir Rrahmani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, duket se kanë mbyllur këtë raport tërësisht në qetësi. Vetëm pak kohë më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur.
















