Ambasadorja e SHBA-së në Greqi sërish në Tiranë, Rama e pret në Kryeministri (VIDEO)


Ambasadorja e SHBA-së në Greqi sërish në Tiranë, Rama e

Kimberly Guilfoyle pritet ne kryeministri nga kryeministri edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në një takim në ambientet e Kryeministrisë, ambasadoren e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Takimi vjen në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një kompanie amerikane, e cila lidhet me zhvillimin e projekteve energjetike në vend, ku Guilfoyle pritet të jetë e pranishme. 

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ambasadorja shihet teksa hynte në ambientet e Kryeministrisë, ku është pritur me përqafime nga kryeministri Rama.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një marrëveshje me ndërtimin e një terminali lundrues për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në zonën e Devollit. Ky projekt konsiderohet me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, pasi synon të rrisë kapacitetet furnizuese me gaz dhe të diversifikojë burimet energjetike.

Kjo është vizita e dytë e ambasadores Guilfoyle në Shqipëri. Në muajin mars, Guilfoyle zhvilloi një takim informal me kryeministrin Rama, i cili e priti në Kryeministri. Vetë Rama ndau detaje nga takimi, duke u shpreh se bashkë me ambasadoren diskutuan për disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta. Kreu i qeverisë theksoi se ambasadorja amerikane në Athinë është një figurë e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve.

Guilfoyle konsiderohet një nga figurat kyçe të presidentit Donald Trump në politikën amerikane. Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox Neës, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Neësom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. Ajo shërbeu si këshilltare dhe drejtoi divizionin e mbledhjes së fondeve të fushatës presidenciale të Presidentit Donald Trump në vitin 2020./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top