Alonso me një fytyrë, ku shenjat e humbjes me Seltën kanë qenë të qarta, por shumë i kthjellët dhe me besim në vehtëvete dhe te skuadra, ka folur para mediave, lidhur me sfidën e së mërkurës kundër Mançester Sitit.

“Të luash në Ligën e Kampionëve është gjithmonë një kënaqësi, veçanërisht në shtëpi kundër Sitit. Ata janë një rival i shkëlqyer dhe ne duam ta fitojmë këtë ndeshje sepse do të jetë e rëndësishme për ne. Ne mezi presim ta luajmë në shtëpi. Të gjithë duhet të mbrohemi së bashku dhe të jemi të përkushtuar. Nëse luajmë sipas potencialit tonë, mund dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Eshtë pikërisht momrti të tregojmë kush është Reali i vërtetë”.
Lidhur me forcën dhe mundësitë e kundërshtarit ai është shprehur. “Ata janë një ekip i shkëlqyer, shumë të mirë me topin. Do të duhet të jemi shumë kompaktë dhe të shpejtë për të krijuar raste. Do të jetë një ndeshje e mirë për t’u parë dhe jam i sigurt se do ta shijojmë”.
Më pas hir, apo me pahir, ai ka qenë i detyruar të flaës për gjendjen në skuadër dhe polemikat e ditëve të fundit, sidomos pas humbjes me Seltën. “Kur je trajner i Real Madridit, duhet të jesh i përgatitur për këto situate, por ne jemi të përgatitur psikologjikisht për t’u përballur me gjithçka që na pret. Ekipi është i bashkuar dhe i bindur se mund të fitojmë nesër. Për ta bërë këtë, duhet të luajmë një ndeshje të mirë, me ritëm të mirë dhe intensitet të lartë. Pas ndeshjes me Seltën, ne kemi nxjerrë përfundimet tona dhe Siti është e vetmja gjë që kemi në mendje. Është Liga e Kampionëve, ne po luajmë në Bernabeu dhe jam i sigurt se atmosfera do të jetë e veçantë dhe e ndryshme për shkak të energjisë që është krijuar. Kjo është ajo që kemi në mendje tani”.
Në fund diçka për gjendjen shpirtërore. Më pyesni a ndjehem i vetmuar? Ky është një ekip dhe të gjithë jemi në këtë së bashku. Kur je trajner i Real Madridit, duhet të jesh i përgatitur t’i kalosh këto situata me qetësi dhe përgjegjësi. Pres me padurim gjithçka që do të vijë, e cila fillon të mërkurën. Sot është vetëm Siti. Në futboll, gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe ne jemi në atë moment tani” ka folur i qetë dhe pa ju dridhur buza Alonso.
DRITAN LUNDRA – PANORAMASPORT.AL








