Alegri: Me Lacion do të jetë e vështirë, jam kurioz për Jasharin

Alegri: Me Lacion do të jetë e vështirë, jam kurioz për Jasharin

Dec 4, 2025 | 13:30






























Në prag të sfidës së 1/8-ave të finales së Kupës së Italisë kundër Lacios, Masimiliano Alegri ka folur ekskluzivisht për “Sportmediaset”, duke theksuar vështirësinë dhe rëndësinë e ndeshjes në Romë.

alegri

Trajneri i Milanit ka pranuar se deri në këtë fazë Kupa nuk merr vëmendjen e duhur, por sipas tij gjithçka ndryshon kur skuadrat afrohen te fazat vendimtare. Alegri ka paralajmëruar se sfida jashtë fushe dhe mungesa e kohës shtesë e bëjnë ndeshjen edhe më delikate.

Ai është ndalur edhe te propozimi i Mauricio Sarrit për zhvendosjen e monitorit VAR, duke thënë se vendimet e tilla i takojnë institucioneve përkatëse dhe jo trajnerëve. Sa i përket gjendjes së skuadrës, Alegri konfirmoi rikthimin e Pulisiç, ndërsa Fofana, Athekame dhe Himenez mbeten jashtë.

Trajneri pret të shohë formën fizike të Jasharit pas mungesës së gjatë, ndërsa ka vlerësuar paraqitjen dhe rolin teknik të Nkunku. Në fund, ai ka shprehur besim te Menjan për një eventual seri penalltish, duke thënë se portieri po kalon një moment shumë pozitiv.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top