Albin Kurti kërkoi mbështetje për formimin e Qeverisë së re, PDK, LDK dhe AAK: Nuk do e votojmë


Albin Kurti kërkoi mbështetje për formimin e Qeverisë së re, PDK, LDK dhe AAK: Nuk do e votojmë

Oct 26, 2025 | 12:04






























Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kanë kaluar mbi 8 muaj që janë bllokuar nga siç ka thënë, sjelljet arbitrare që kanë fituar zgjedhjet.

kuvendi kosove

Ai ka thënë se koha e fjalëve ka marrë fund. Sipas tij, duhet të verifikohet ajo që VV-ja ka deklaruar se kanë arritur shumicën parlamentare.

“Tani ju bëjmë ftesë që tash ta dëshmoni këtë përgjegjësi”, ka thënë ai.

Ndërkaq kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk sheh asgjë sot kur mandatari e pranoi se nuk e ka shumicën.

Sipas tij, sot do të duhej të lindte thelbi i demokracisë, mazhoranca politike.

“Në këtë mungesë njohjeje bazike të arsyes pse jemi mbledhur sot, dëgjuam një përmbledhje pune fiktive që e kemi kry në legjislaturën e kaluar. Tani së paku minimalisht do të duhej të kishim dinjitet. Mungesa e këtij dinjiteti, ka sjell në shkelje të paimagjinueshme 48 herë të Kushtetutës së Kosovës. Mungesa e këtij dinjiteti ka sjell në situatën ku një deputet është edhe kryeministër e ministër”, ka thënë ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fjalimin e Kurtit e ka parë si shfajësim për gjendjen e vendit.

Ka shtuar se si AAK-ja nuk e shohin të arsyeshme që të debatojnë për një program qeverisës, për të cilën, sipas tij, Kurti nuk e paraqiti.

Ai e ka quajtur Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”/Koha.net

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top