Alarm zikaltër, pakujdesi dhe mungesë përqendrimi kundër Kairati

Alarm zikaltër, pakujdesi dhe mungesë përqendrimi kundër Kairati

Nov 7, 2025 | 21:20






























Fitorja e Interit ndaj Kairat Almati në “San Siro” sjell tri pikë të rëndësishme, por edhe shumë sinjale alarmi për Kristian Kivun. Zikaltërit fituan, por pa bindur, duke treguar një qasje sipërfaqësore dhe mungesë serioziteti në një ndeshje që duhej mbyllur pa emocione.

intert

Interi u fut në fushë me ide të qarta për të kontrolluar lojën, por gabimet në fazën mbrojtëse dhe mungesa e përqendrimit lejuan kundërshtarin të shpresojë deri në fund. Goli i pësuar nga Arad Ayupov, pas një harkimi në zonën e vogël, është shembulli më i qartë i pakujdesisë që nuk i përshtatet një skuadre të këtij niveli. Dumfris, në atë episod, mbeti spektator. Në sulm, Interi krijoi shumë, por humbi po aq. Fatkeqësia para portës, pritjet e portierit dhe mungesa e saktësisë e mbajtën rezultatin të hapur më gjatë se ç’pritej.

E vetmja dritë pozitive, përveç fitores, ishte rikthimi i Markus Turamit pas 36 ditësh mungesë. Francezi luajti njëzet minuta, duke treguar se është gati për sfidën ndaj Lacios. Lautaro Martinez gjeti golin e katërt në Champions, duke konfirmuar formën e mirë personale, ndërsa Boni u dallua për energjinë dhe dëshirën. Pio Esposito alternoi momente të mira me pasime të pasakta, por për të, çdo minutë në fushë është pjesë e procesit të rritjes.

Tashmë për Interin fillon pjesa më e vështirë e grupit: përballjet me Atletiko Madrid, Liverpul, Arsenal dhe Borusia Dortmund do të jenë testi i vërtetë. Për të kaluar direkt në fazën e 1/8-ave, nevojiten të paktën katër pikë, por mbi të gjitha, një ndryshim qëndrimi. Kivu e di se vetëm me përqendrim dhe disiplinë mund të shmanget rreziku i përuljes evropiane. Tre pikët ndaj Lacios do ta ndihmonin trajnerin të shkojë në pushim më i qetë, me ndjenjën se Interi i tij ka rifituar sigurinë që në dy ndeshjet e fundit duket se e ka humbur.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top