Akuzat e Benfikës: Sportingu është i përkëdheluri i federatës

Akuzat e Benfikës: Sportingu është i përkëdheluri i federatës

Dec 21, 2025 | 13:21






























Rui Kosta, presidenti i Benfikës i trajnuar nga Zhose Murinjo, ishte shumë i ashpër kur foli për polemikat e arbitrimit të ndeshjes së Kupës midis Santa Klara dhe Sporting. “Isha atje duke qenë dëshmitar i një skandali tjetër në futbollin portugez,” tha ai në fjalimin e klubit të Lisbonës. Një tjetër skandal në futbollin portugez”.

murinjo rui kosta

Këto fjalë ka thënë në fillim Rui Kosta, i cili i referohej arbitrimit të diskutueshëm të Joao Pinjeiros, i cili vuri në dukje një penallti të diskutueshme në favor të Sporting pas 12 minutash të kohës shtesë, që i shërbeu Luis Suarez për të barazuar 2-2 dhe për të dërguar lojën në kohën shtesë.

Në fund klubi i Benfikës ka dalë me një deklaratë kundër sektorit të arbtrimit. “Dukuritë që ndodhin gjithmonë kur Sporting nuk fiton janë të turpshme” Më pas Benfika publikoi, për ndeshjen që Sporting që përfundoi duke fituar 2-3 kundër Santa Clara, se “ajo që ndodhi në këtë ndeshje është e pafalshme dhe e papranueshme për besueshmërinë e futbollit portugez. 12 minuta për të kërkuar një penallti që përfiton të njëjtin ekip si gjithmonë, pa pushim”.

Një ngjarje, e cila nëse do ish e shkëputur mund edhe të quhet gabim, por e përsëritur është krim ndaj futbollit, këmbëngulin në klubin e Benfikës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top