Aktivisti i PS u nda sot nga jeta, Braçe denoncon Postën Shqiptare: I morën mbrapsht pensionin!


Aktivisti i PS u nda sot nga jeta, Braçe denoncon Postën Shqiptare:

Erion Braçe dhe Gugash Kamberi

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar Postën Shqiptare. Sipas Braçes, një rast skandaloz ka ndodhur ku se postieri ka dorëzuar pensionin familjarëve të Gugash Kamberi, aktivisti i PS në Tiranë, dhe më pas është rikthyer që ta marrë mbrapsht pasi është njoftuar se sot ai ka ndërruar jetë. Braçe shprehet se ai ka qenë gjallë në mars, edhe sot në 1 prill, duke denoncuar marrjen mbrapsht të pensionit.

“GUGASH KAMBERI ISHTE NJE BURRE, NJE PRIND, NJE GJYSH, I MIRE-MBETI I TILLE, Nje jete e tere e ndertuar permes punes, nderit, dinjitetit, miresise, semundjes qe e kufizoi por dhe jo; GUGASH KAMBERI ISHTE NJE SOCIALIST; Ne krye te nje familje qe na ka mbeshtetur pafund; Edhe une e mora mbeshtetjen ardhur ne Tirane, prej tij dhe familjes se tij;

Ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi ne qendren e votimit nje vit me pare, VOTOI edhe nje here; mua me mahnit forca e vendosmeria e te tille njerezve; MBI TE GJITHA ME BEN PERGJEGJES NDAJ TYRE, FAMILJEVE TE TYRE!

Dua ta ngushelloj FAMILJEN KAMBERI, gjithe te dashurit dhe miqte e tyre tek 5sa, 9ta e kudo qe jane! GUGASH TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKS; U KUJTOFSH E NDEROFSH SIC ISHE-I MIRE! Mesova nga familjaret qe sot ishte paraqitur ne familje postieri e kishte dorezuar PENSIONIN-te ardhurat; tani ne dreke ishte paraqitur perseri dhe kish kerkuar mbrapsht PENSIONIN-te ardhurat; Nuk e di ku e gjeni kurajon te beni kete ne nje dite si kjo?! Ka qene gjalle ne MARS! Ishte gjalle edhe sot ne 1 PRILL!”, shkruan Braçe./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top