TIRANË-Partia Republikane ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita.
“Masazhatorët mediatikë të korrupsionit të qeverisë kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka qëndruar strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore’, Chris LaCivita, sikur të bësh një masazh me vlerën 5900 lekë të ishte krim, turp apo ‘shfaqje e huaj’. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike nga shërbëtorët e bindur të pushtetit. Sqarojmë opinionin publik se Partia Republikane, konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar sipas ligjit shpenzimet e akomodimit në hotelin ‘Xheko Imperial’ në Tiranë për ekipin amerikan të fushatës: z. Chris LaCivita, Paul Manafort dhe Lord Stewart Jackson nga Parlamenti Britanik, për tre netë qëndrimi, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime janë paguar nga Partia Republikane dhe janë deklaruar sipas ligjit”, thuhet në regagimin e PR.



