AI në Drejtësi? Rama: Gjyqtarët dhe Prokurorët mund të zëvendësohen me Inteligjencë Artificiale


AI në Drejtësi? Rama: Gjyqtarët dhe Prokurorët mund të

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të përbashkët ku u prezantua programi për konkursin ndërkombëtar të qendrës së drejtësisë, diskutoi mundësinë e përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në sistemin e drejtësisë.

Ai sugjeroi se në 4-5 vitet e ardhshme, disa pozita, përfshirë ndihmësit ligjorë, mund të zëvendësohen nga AI. Rama propozoi që Qeveria mund të nisë një projekt për zhvillimin e një ndihmësi ligjor me inteligjencë artificiale, që do të ishte në gjendje të ofronte shërbime më të avancuara dhe më të sakta se ndihmësit ligjorë aktualë.

“Unë besoj që nuk them ndonjë çudi, nëse them që na 4-5 vitet e ardhshme ndihmësi ligjor nuk do të ekzistojë më si profesion, se do të jetë inteligjencë artificiale. Thuhet se jo vetëm ndihmësi ligjor, po edhe të tjerët, por flasim për ndihmësin ligjor dhe nëse ju doni që ne të punojmë me një projekt për ndihmësin ligjor me inteligjencë artificiale, unë ju siguroj që brenda një viti, ju do keni një ndihmës ligjor që të jetë në një nivel shumë më të lartë se gjithë ndihmesat ligjor që keni, për shkak se do të dijë shumë më tepër”, shtoi kryeministri.

Për projektin e ndërtimit të qendrës së drejtësisë, Rama theksoi se do të nevojiten të paktën pesë vite për përfundimin e plotë të tij. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe teknologjisë për të avancuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top