Ahmetaj flet për kompaninë ‘Gogel’ të Arbër Veliajt: Skemë për shpërndarjen e parave


Ahmetaj flet për kompaninë 'Gogel' të Arbër

Arben Ahmetajt

TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë me Çim Peka Live në SYRI TV, e ka e cilësuar si mekanizëm të mirëorganizuar për shpërndarjen e parave dhe kontrollin e narrativës mediatike, përmes kompanisë Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt.

Sipas tij çështja e kompanisë Gogel është përfshirë edhe në raportin e OSBE për zgjedhjet e vitit 2025, ku ajo përmendet si një agjenci shpërndarjeje reklamash me karakter të politizuar. Ahmetaj deklaron se roli i kësaj kompanie ka qenë kyç në orientimin e fushatave mediatike dhe në kanalizimin e fondeve publike drejt mbështetjes politike.

Kompania Gogel është pjesë e dosjes që lidhet me Erion Veliajn. SPAK ka zbuluar marrëdhënie financiare ndërmjet Bashkisë së Tiranës, shoqërisë “One Albania” sh.a. dhe shoqërisë “Gogel” sh.p.k. Në kuadër të këtyre hetimeve janë evidentuar disa lidhje tregtare dhe financiare me disa shoqëri që kanë pasur marrëveshje financiare gjatë viteve 2020–2024. Këto shoqëri kanë përfituar fonde për aktivitete të ndryshme që Bashkia e Tiranës ka organizuar.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këto subjekte, përveç marrëdhënieve me institucionet publike, kanë pasur ndërveprime të vazhdueshme financiare edhe me shoqërinë “Gogel” sh.p.k., e cila zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, aktualisht i pandehur me 13 akuza.

Poll



Source link

Scroll to Top