TIRANË-Teksa afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kreut të Partisë Demokratike mbyllet në orën 12:00, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka njoftuar se aplikimi i saj është refuzuar. Kokolari shprehet se avokati i saj nuk është lejuar të hyjë në selinë e PD, duke i thënë se nuk pranohen zarfe. Ajo shprehet se do ta nisë aplikimin me DHL, via texk dhe email.
Evi Kokolari: Në orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.” Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im. Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, via text dhe email përpara afatit të skadencës. Clowns!!!



