Adriatik Lapaj procedohet penalisht pas protestës së sotme, Kreu i SHB: Medalja e pestë, nuk do ndalojmë


Adriatik Lapaj procedohet penalisht pas protestës së sotme, Kreu i

Adriatik Lapaj

TIRANË- Adriatik Lapaj është proceduar penalisht për herë të pestë nga Policia e Shtetit për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook. Nga ambientet e komisariatit, ai e ka cilësuar procedimin penal si medaljen e tij të pestë, teksa ka theksuar se protesta nuk do të ndalojë.

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes!”,– tha Lapaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ditën e sotme ai zhvilloi një protestë para Kryeministrisë ku kërkoi rrëzimin e qeverisë Rama, ku pati edhe tension mes protestuesve dhe policisë për vendosjen e gjeneratorit. Ndërsa që prej datës 8 dhjetor, Adriatik Lapaj është “ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. E nisi vetëm, por dhjetëra qytetarë i janë bashkuar protestës që vijon prej dy javësh dhe që do të zgjasë sipas Lapajt, deri në largimin e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top