Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, ka shpallur listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Nuk mungon kapiteni Granit Xhaka, megjithatë s’është mesfushori i rëndësishëm Remo Freuler, partner i Xhakës në mesfushë.
Nga futbollistët me origjinë shqiptare janë ftuar edhe Adrian Bajrami dhe Andi Zeqiri, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për këto duele vendimtare.Zvicra do të presë Suedinë më 15 nëntor në Gjenevë, ndërsa më 18 nëntor do të udhëtojë në Prishtinë për të luajtur në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës. Pas raundeve të fundit të grupit, Zvicra udhëheq me 10 pikë, ndërsa Kosova ka 7, Sllovenia 3, dhe Suedia vetëm 1 pikë.
PANORAMASPORT.AL







