Adoleshenti i Bajernit po i çmend të gjithë, shënon përsëri dhe shpartallon rekordin që mbahej nga Mbape në Champions

Adoleshenti i Bajernit po i çmend të gjithë, shënon përsëri dhe shpartallon rekordin që mbahej nga Mbape në Champions

Dec 9, 2025 | 22:03






























Lenart Karl po kthehet pak nga pak në një nga emrat më të spikatur të këtij sezoni në futbollin europian. Djaloshi 17-vjeçar gjerman po shkëlqen me Bajern Mynih dhe jo vetëm në kampionat, por edhe në Ligën e Kampioneve ku po regjistron rekorde mbresëlënëse.

G7wANDjXsAAilV7

Goli i shënuar sot në Ligën e Kampioneve ndaj Sporting të Lisbonës, e ka bërë djaloshin gjerman një rekordmen të ri të turneut. Në moshën 17 vjeç e 290 ditë, Karl u bë lojtari i parë në historinë e këtij turneu që shënonte në tre ndeshje radhazi pa mbushur 18 vjeç.

Lojtari më i ri që mbante një rekord të tillë ishte as më shumë e as më pak por vetë Kilian Mbape. Francezi ishte në moshën 18 vjeç e 113 ditë, kur shënoi gol në tre ndeshje radhazi në turneun më të famshëm për klube në botë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top