Adejemi bën kaos te ndeshja e Borusia Dortmund dhe e pret gjoba, përfshihet Loredana dhe një ish-kampion Bote

Adejemi bën kaos te ndeshja e Borusia Dortmund dhe e pret gjoba, përfshihet Loredana dhe një ish-kampion Bote

Dec 20, 2025 | 19:41






























Karim Adejemi duket se po kërkon në çdo mënyrë të largohet nga Borusia Dortmund, siç është spekuluar kohët e fundit, por ka zgjedhur mënyrën e gabuar për ta bërë një gjë të tillë.

sdfdsfsdfsdfdsfsdf

Në ndeshjen e të premtes ndaj Borusia Mynshengladbah, anësori i sulmit u përplas me Kevin Diks të skuadrës kundërshtare dhe kishte edhe fjalë për gjyqtarin i cili nuk ngurroi që t’i tregonte kartonin e verdhë. Trajneri Kovaç e zëvendësoi Adejemin në minutën e 60 të sfidës dhe lojtari tentoi të shkonte direkt në dhomat e zhveshjeve i inatosur, por drejtori sportiv Sebastian Kehl e ndali duke e detyruar të ulej në stol.

sdfsdfsfdfdssfddsfsdf

Reagimi i parë ishte pikërisht i bashkëshortes së futbollistit, këngëtares Loredana, e cila në rrjetet sociale shprehu pakënaqësinë që Adejemi ishte zëvendësuar nga trajneri. “A mundet ju lutem që të mbetet kështu? Unë po çmendem… Jam e lumtur nëse Dortmundi fiton, me apo pa Karimin, por të lutem vëlla, si mund ta nxjerrësh jashtë Karimin?”, ishte postimi i saj në rrjetet sociale.

sdfsdfsdfsdfdsfdsfdsfdsf

Por janë të paktë ata që e mendojnë si Loredana. Vetë drejtori sportiv Kehl bëri të ditur se lojtari do të gjobitej për sjelljen e tij në këtë ndeshje. “I thashë që nuk do të shkonte në dhomat e zhveshjeve, do të ulej aty. Dhe të jemi të sinqertë, zëvendësimi ishte plotësisht i justifikuar. Karimi nuk luajti mirë. Pastaj duhet të flasim për atë incident, do të ndëshkohet për të. Pasi e kemi diskutuar në mënyrë intensive me skuadrën në javët e fundit, nuk duam të shohim atë reagim, është i papranueshëm dhe ai e di. Lojtarët duhet të pranojnë vendimet e trajnerit. Ne nuk duam të shohim atë reagim dhe për këtë arsye do të gjobitet”, tha Kehl pas ndeshjes.

Zërave të personave të pakënaqur me sjelljen e Adejemit i është bashkuar edhe ish-kampioni i Botës me Gjermaninë, Sami Khedira. “Të shkosh në dhomat e zhveshjeve është mungesë respekti ndaj trajnerit dhe mbi të gjitha ndaj shokëve të skuadrës. Mund të jesh i inatosur me trajnerin por ti mbështet shokët e ekipit dhe ekipin. Pasi ata janë në fushë dhe i vënë re gjera të tilla”, tha Khedira pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top