Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin: Nuk e përjashtoj dorëheqjen nga kreu i LDK-së


Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin: Nuk e përjashtoj dorëheqjen nga kreu i LDK-së

Dec 28, 2025 | 22:10






























Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se rezultati zgjedhor nuk është ai që ka pritur, duke shtuar se ky është moment i një “reflektimi të thellë” dhe i përgjegjësisë politike.

Lumir Abdixhiku

Në bazë të numërimit të 95 për qind të votave, LDK-ja është e treta me 13.80 për qind të votave. Kjo parti kishte 18 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.

Abdixhiku tha se sa më shpejt do të thërrasë Kuvendin e partisë, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij nga kreu i LDK-së.

“Të gjitha janë në diskutim në Kuvendin e Përgjithshëm, natyrisht edhe dorëheqja, pa diskutim”, tha ao.

Abdixhiku, që udhëheq me LDK-në që pesë vjet, uroi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, duke shtuar se vendi meriton stabilitet.

“E uroj fituesin, sepse Kosova ka nevojë për demokraci funksionale”, tha ai./ REL

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top