TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hetimet për “21 Janarin” dhe paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha ka deklaruar për mediat se deri më tani nuk ka një fletëthirrje ndaj tij. Berisha sulmoi sulmuar prokurorin e çështjes, i cili sipas tij, më parë ia dërgon atë gazetarëve.
“Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje sepse Alfred Greca ua çon gazetarëve para se të ma çojë mua. Nga 2013 deri sot që Prokurorinë e ka në dorë Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimin. Berisha ka kërkuar prokurorë ndërkombëtarë, ka kërkuar hetim. Jam i hapur për hetime, unë shkoj në çdo thirrje”,tha Berisha.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar fletëthirrje kreut të PD-së Sali Berisha për tu pyetur për 21 janarin. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës./ZËRI




