A filloi lëvizja e re brenda PD? Mori pjesë në takimin e Salianjit, Berisha emëron Gjunkshin Këshilltar për Sigurinë Kombëtare


A filloi lëvizja e re brenda PD? Mori pjesë në takimin e

Sali Berisha dhe Xhemal Gjunkshi

TIRANË-Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kreut të opozitës Sali Berisha. Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.

Vendimi vjen pas takimit të Ervin Salianjit më 27 nëntor me më të votuarit në Primaret dhe listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit në radhët e demokratëve, ku pjesë ishte edhe vetë Gjunkshi. Në takimin mbi tre orë u raportua se qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në, dhe nevoja e një aksioni brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

A filloi lëvizja e re brenda PD? Mori pjesë në takimin e

Ish-deputeti Gjunkshi u shpreh pas takimit se diskutuan për çështje që lidhen me situatën politike në vend dhe mohoi të jetë pjesë e një nisme që synon të krijojë alternativa jashtë kësaj partie. Megjitharë pas emërimit të ditës së sotme ai mbetet brenda partisë me një pozicion të ri krah Berishës dhe lëvizjet brenda kësaj partie mesa duket se kanë filluar edhe pse vetë kreu i PD Sali Berisha nuk u shpreh i shqetësuar për takimin, ndërsa theksoi se mendimet ndryshe nga më të votuarit janë normale.

“Mbi takimin e mbajtur në Tiranë mes demokratësh! Dua të sqaroj publikisht një çështje që ka lindur pas një takimi miqësor mes miqve demokratë në Tiranë. Unë, siç kam bërë gjithmonë ndër vite, jam takuar me shokë dhe bashkëpunëtorë të Partisë Demokratike për të diskutuar për çështje që lidhen me situatën politike në vend. Pjesëmarrja ime në këtë takim nuk ka të bëjë me asnjë lloj iniciative për krijimin e ndonjë formacioni të ri politik. Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem institucional, i përkushtuar ndaj Partisë Demokratike, ndaj parimeve të saj, në shërbim të elektoratit tim që më votuan dhe më besuan. Nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë nisme që synon të krijojë alternativa jashtë kësaj partie. Ishte vetëm një kafe mes miqsh demokratë me diskutime mbi situatën aktuale politike.”, shkruante Gjunkshi.

Takimi i thirrur nga Ervin Salianji u zhvillua mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet. Në mbledhje ishin të pranishëm deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, emra të cilët janë renditur si ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit dhe në primaret e opozitës. Takimi zgjati rreth 3 orë, ‘më të votuarit’ kanë diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës. Takimi larg syve të mediave, ndezi pretendimet se një lëvizje e re brenda kësaj force politike po merr formë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top