A do të vijojë rritja e pensioneve? Rama ‘premton’: Çdo janar do të dyfishohet!


A do të vijojë rritja e pensioneve? Rama 'premton':

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë çështjes së pensioneve, duke theksuar se që prej këtij janari pensionistët përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet 2fishohet. Rama deklaroi se pensionet do të vijojnë që të rriten për t’u ndalur në 2030, tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti. Kjo progresion sipas Ramës, ka ardhur pas vitesh reforma, duke e cilësuar një çlirim të madh.

“Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të marrin dyfishin e shtesës së këtij janari. Janarin pas tij, trefishin e shtesës së këtij janari, pastaj katërfishin e këtij janari dhe në Shqipërinë 2030 do të ndalet ky progresion tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti. Kjo kthesë është një çlirim i madh për mua. U deshën vite reformash, u desh një përpjekje e madhe për rritje ekonomike, u desh një përmirësim rrënjësor në mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave, u desh shumëçka që të vinim në pikën ku një Shqipëri tjetër nga ajo e dhjetë viteve më parë, të bëhej vendi i rritjes së pensioneve, pa minuar themelet e stabilitetit financiar të shtëpisë sonë të përbashkët.”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top