A do të jetë protesta e 24 janarit si ajo e 21 janarit e organizuar nga PS? / Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkesa është e qartë


A do të jetë protesta e 24 janarit si ajo e 21 janarit e organizuar

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur rreth protestës së thirrur nga opozita me 24 janar. Përmes një prononcimi për mediat kreu opozitar u shpreh se nuk synohet të merret pushteti me dhunë, duke iu referuar protestës së organizuar me 21 janar 2011 nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste.

Sipas Berishës mesazhi kryesor i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës një minutë dhe më parë së bashku me qeverinë e tij, që e quan dhe ‘organizatë kriminale’. Ndër të tjera ai theksoi se shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, pasi sipas tij kryeministri ka fituar një urrejte të madhe në popull.

“Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale. 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të.

Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat. Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t’i shohë më, nuk do më t’i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe.”- tha Berisha.

Kujtojmë se protestën e fundit, opozita e mbajti në 22 dhjetor para Kryeministrisë, ku qindra demokratë u mblodhën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top