TIRANË-Dy orë nga nisja e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, prokurorët e SPAK kanë marrë fjalën për të lexuar kërkesën ndaj Kuvendit, ku kërkojnë heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, ku fillimisht ka qenë kreyparlamentari Niko Peleshi i cili ka lexuar relacionin e SPAK, para anëtarëve të Këshillit të Imunitetit, prokurorëve të SPAK si dhe avokatit mbrojtës të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas përfundimit të realcionit, anëtarët demokratë të Këshillit konkretisht kanë kërkuar që kjo mbledhje të bëhet me dyer të hapura dhe të njihen me provat dhe USB me materialin hetimor për zv.kryeministren.
Në lidhje me kërkesën e PD, Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë.
“Shihni këtu dhe mos i merrni me vetë”.– u është drejtuar kreu i grupit parlamentar Taulant Balla demokratëve për provat që ndodhen në USD
“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, -ka deklaruar prokurori.
“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”,- ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut.
Po ashtu edhe prokurorët e SPAK thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve.
Pas diskutimeve në mbledhje, prokurorët e SPAK po lexojnë kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut./ZËRI



