Presion nga krimi i organizuar? Rama: Ata që merren me trafiqe nuk e duan një Port të ri të një sigurie të lartë


Presion nga krimi i organizuar? Rama: Ata që merren me trafiqe nuk e duan

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti për Porto Romanon është anuluar për shkak tërheqjes së kompanisë, duke shtuar se nuk kishte të bënte me presion nga SHBA dhe BE, por nga faktorë të tjerë. I pyetur nga gazetarët në konferencën për mediat se, cilët janë ato faktorë, dhe nëse kemi të bëjmë me krim të organizuar, Rama refuzoi të jepte detaje. Por, ai deklaroi se Portin në Porto Romano nuk e duan ata që kanë interesat e trafiqeve.

“E thashë dy herë që tërheqja e kompanisë është argumentuar me krizën, por ne nuk kemi të dhënë që ketu mund të ketë pasur ndonjë presion. Ne jemi të sigurt që ka interesa që nuk e duan portin e ri. Kjo është luftë e brendshme interesash. Ata që kanë interesat e trafiqeve nuk e duan.”, deklaroi Rama.

Poll



Source link

Scroll to Top