Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit/ Hoxha: Të jemi më të vëmendshëm, Irani s’ndalet për të sulmuar Shqipërinë


Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit/ Hoxha: Të jemi më të

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria vazhdon të përballet me kërcënime nga Irani, duke iu referuar edhe sulmit të fundit kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit. Sipas Hoxhës, regjimi i Iranit nuk ka ndalur përpjekjet për të sulmuar Shqipërinë, duke kujtuar sulmin kibernetik të vitit 2022.

Duke u ndalur të sulmi i fundit kibernetik, ministri theksoi se cenimi i infrastrukturës së Kuvendit tregon avancimin e teknologjisë dhe nevojën për vigjilencë të shtuar. Megjithatë, Hoxha shprehur sigurinë se Shqipëria nuk është e vetme në këtë përballje, pasi mbështetet nga partnerët e NATO-s.

“Regjimi i Iranit nuk ka ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipëri, ishte vetëm një sulm kiberentik në vitin 2022. Ka ndodhur një përmirësim dhe një avancim me teknologjinë. Fakti që arritën të cenojë infrastrukturën e Kuvendit do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm, pasi do të përdorë çdo gjë ndaj Shqipërisë. Kemi bindjen dhe garancinë që në këtë mes nuk jemi vetëm, kemi të gjithë partnerët e NATO-s me vete dhe do të jemi shumë të kujdesshëm. Këto vende nuk janë në luftë, nuk kanë dashur dhe nuk kanë lejuar përdorimin e bazave amerikane në këto vende, janë vetëm pre e një vendi që synon të zgjerojë tensionin dhe të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Hoxha./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top