TIRANË-Kuvendi do të votojë sot lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Por teksa pritet votimi për dy raportet bie në sy mungesa e ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e shkarkuar nga kjo detyrë javën e kaluar së bashku me Belinda Ballukun. Gjithashtu nuk janë të pranishëm edhe Fatmir Xhafaj dhe vetë Belinda Balluku.
Kryetari I Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se Spiropali, pas largimit nga detyra e ministres, tani si deputete do të jetë pjesë e grupeve parlamentare të miqësisë me SHBA-në dhe Izraelin. Ndërkohë bëhet me dije se Fatmir Xhafaj ndodhet jashtë vendit prej disa ditësh në një vizitë të planifikuar shumë kohë më parë.
Partia Socialiste nuk i ka dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në raport nënvizohet se nuk ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar dëshmitarë dhe as nuk ka rrezik real arratisjeje nga ana e saj.



