Protesta e PD, policia “blindon” parlamentin! 1500 efektivë në gatishmëri


Protesta e PD, policia "blindon" parlamentin! 1500 efektivë

pamje-jashte ambienteve te parlamentit

TIRANË- Pak orë para nisjes së seancës plenare dhe protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Efektivët janë vendosur pranë hyrjes së Parlamentit, të pajisur me mjete të ndryshme sigurie, përfshirë fikëse zjarri dhe mburoja mbrojtëse. Burime bëjnë me dije se rreth 1500 forca policore janë vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës.

Sipas informacioneve, protesta e Partisë Demokratike pritet të zhvillohet si brenda, ashtu edhe jashtë ambienteve të Parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimit të mazhorancës për mosarrestimin e Belinda Ballukut.

Mbrëmjen e djeshme, policia vendosi barriera metalike rreth godinës së Kuvendit. Gjithashtu është njoftuar se nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit do të ketë kufizime në qarkullim në rrugën “George W. Bush”. Sipas Policisë, në varësi të ecurisë së protestës, mund të bllokohen edhe rrugë të tjera, ndërsa qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve do të orientohen drejt akseve alternative.

Poll



Source link

Scroll to Top