Sot protestë! Opzita “rrethon” Kuvendin, skenarët që priten të ndodhin


Sot protestë! Opzita "rrethon" Kuvendin, skenarët që

Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike do të protestojë sot para godinës së Kuvendit, në të njëjtën orë kur në seancën plenare pritet të votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Protesta pritet të nisë në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga dy protestat e fundit të opozitës, Policia ka marrë përsipër garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit të paralajmëruar.

Sipas policisë, janë marrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit. Në kuadër të këtyre masave, është kufizuar qarkullimi i automjeteve që nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit në rrugën Rruga George ë. Bush, pranë Parlamentit.

Autoritetet bëjnë të ditur se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimesh, policia ka parashikuar devijimin e automjeteve në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 10:00, para Parlamentit.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Tiranës me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet lëvizja, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, në rrugën “George W. Bush”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top