Ligji për bastet sportive, Malaj: Së shpejti do të dalin aktet ligjore, kërkohet ende punë


Ligji për bastet sportive, Malaj: Së shpejti do të dalin aktet

Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se po përgatiten aktet nënligjore për bastet. Malaj bëri me dije se sot mbledhjen e qeverisë është miratuar një akt i ri dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha rregulloret e nevojshme, përfshirë edhe mundësinë e basteve online.

Megjithatë, ministri u shpreh se një gjë e tillë kërkon punë, duke zbuluar se për këtë situatë është marrë edhe ekspertizë ndërkombëtare.

“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sipas standardeve ndërkombëtare“, tha Malaj.

Poll



Source link

Scroll to Top