TIRANË- Ish-zëvendëskryministri Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia lidhur me deklaratat e fundi të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ku u vendos edhe qëndrimi zyrtuar për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Ahmetaj kundërshton deklaratat e Ramës, ku u përmend edhe çështja e tij personale, duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”. Ai thekson se për çështjen e tij ende nuk ka filluar gjykimi, pasi sapo janë mbyllur hetimet, dhe e cilëson qëndrimin e kryeministrit si kundër parimeve themelore të drejtësisë.
Ahmetaj e akuzon Ramën për shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe për përdorim të dy standardeve.
“Sfida historike e kësaj partie është mbrojtja e pavarësisë së drejtësisë, nga tundimi për t’iu kundërvënë drejtësisë kur ajo shfaqet e anshme dhe jo profesionale, duke goditur arbitrarisht dhe duke përdorur tenxheret mediatike dhe politike.”, kështu u shpreh kryesocialisti Rama në mbledhjen e grupit të PS ku u prezantua raporti për imunitetin e Belinda Ballukut.
Ahmetaj shprehet se është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti kryeminstër, i cili sipas tij, nuk heziton ta shkelë, duke e përdorur me standart të dyfishtë.
Nw pwrfundim tw reagimit, Ahmetaj thekson se prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ndwrsa, liria e shprehjes sipas Ahmetaj, nuk mund tw pwrdoret pwr tw cwnuar prezumimin e pafajësisë, as nga kryeministri.
Postimi i Ahmetaj:
Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.
Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.
Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.
Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.
E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.



