TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pak para mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste, ku pritet të merret qëndrimi zyrtar lidhur me kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Sot në 10:00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama.
Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.
— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2026
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe raporti i përgatitur nga anëtarët socialistë në Këshillin e Mandateve mbi kërkesën e SPAK. Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalim në mbledhje, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse edhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë do të vendosë të flasë./ZËRI



