TIRANË- Kuvendi është përfshirë dje nga debate të forta, ndërsa situata u tensionua më tej nga një deklaratë e kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit përdori një frazë me tone fyese, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Në këtë moment, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi.
Balla: Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim.
Bardhi: Ndyrësirë i pafytyrë, shko thuaja gruas tënde ato. I pafytyrë, i paburrë, je mësuar me ato të partisë tënde. Je mësu me ato kur*at… e partisë tënde.
Por, kjo situatë nuk është mbyllur me kaq. Tensionet kanë vijuar edhe sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa është regjistruar një tjetër episod i çuditshëm.
“Unë akoma, bashkë me koleget e mia këtu vazhdojmë. Nuk kam ndjesë nga kreu i grupit tuaj për fjalinë që tha jo vetëm për gratë socialiste që ishin në sallë, por për ato që ishin anë e mbanë vendit sepse fjalia ishte … të partisë tuaj. Dhe … të partisë tuaj, me thënë të drejtën, jemi shumë gra që jemi … të partisë tonë” dëgjohet të thotë Muzhaqi me një vetëbesim për t’u pasur zili.
Megjithatë, ky reagim u Muzhaqit po bën xhiron e rrjetit për shkak të mënyrës së interpretimit të fjalisë: “Jemi shumë gra që jemi … të partisë tonë”./ZËRI



