‘Besoj tek drejtësia”-Balluku dorëzon detyrën: S’kam lidhje me korrupsionin, nuk kam as 300 apartamente, as jahte…


'Besoj tek drejtësia"-Balluku dorëzon detyrën:

Belinda Balluku

TIRANË-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës i ka dorëzuar detyrën pasardhësit të saj Enea Karakaçi. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku ka komentuar edhe hetimet e SPAK ndaj saj. Balluku u shpreh se beson tek drejtësia dhe duhet të jetë frymëzimi i këtij vendi.  Ish-zv.kryeministrja ka mohuar të ketë lidhje me korrupsionin. Balluku shprehet se ndaj saj po zhvillohet gjyq publik.

Belinda Balluku: Kam marrë vendim personal që të hesht, pasi çështjet juridike nuk zgjidhen në banaqet mediatike apo rrjete sociale. Kam vendosur most ë analizoj, apo të shaj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim përsa i përket drejtësisë. Besoj që drejtësia të jetë e lirë dhe e pavarur. Nëse do ti ktheheni deklaratave të mia nuk do gjeni kurrë  një deklaratë të kundërshtojë tjetrën. Besoj se drejtësia e re do të jetë e lirë dhe e pavarur, si produkt i vizionit të Edi Ramës.  Ajo reformë u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë. Unë besoj te kjo drejtësi, nuk do anatemoj kur kjo drejtësi prek interesat e mia personale. Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e repiblikës. Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300 as 30 apartamente. Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike. Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë.

Poll



Source link

Scroll to Top