TIRANË-Po mbahet ceremonia e betimit të ministrave të rinj. Ceremoni po mbahet në Pallatin e Brigadave, ku Albana Koçiu betohet si zv.kryeministre, Ferit Hoxha si Ministër i Jashtëm, Besfort Lamallari për postin Ministër i Brendshëm, Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu si Ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe
Eriona Ismaili i cili do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave e para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila nga Ministre e Brendshme mori detyrën e zëvendëskryeministres. Vendin e saj e zuri Besfort Lamallari, ndërsa në postin e liruar atë të Ministrit të Drejtësisë e merr Toni Gogu.
Më tej u betuan 4 ministra të rinj që i bashkohen kabinetit të qeverisë së Edi Ramës. Ferit Hoxha është diplomati, i cili tashmë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Enea Karakaçi, i cili ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të OSHEE-së, është emëruar ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zënë vendin e Belinda Ballukut. Ermal Nufi do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, i cili deri më sot ka mbajtur postin e zv/sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri. Erion Ismaili do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit.
Rama prezantoi një riorganizim të kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mbajtur më 26 shkurt. Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv./ZËRI



