Pasi morën votimin mes kaosit në Parlament-Betohen sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar


Pasi morën votimin mes kaosit në Parlament-Betohen sot ministrat e

Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi

TIRANË-Kuvendi votoi në seancën e djeshme të 5 marsit për shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin e qeverisë. Pas miratimit në Kuvend të të gjitha ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Mes kaosit e rrëmujës në seancën e djeshme u miratuan të gjitha dekretet e Presidentit Bajram Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi demokratët kundërshtuan duke u ngritur në këmbë dhe bllokuan foltoren e Parlamentit.

Emërimet

Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër

Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër

Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër

Rama prezantoi një riorganizim të kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mbajtur më 26 shkurt. Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv. Ristrukturimi përfshiu Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top