Pasi morën “bekimin” e Presidentit, ministrat e rinj do të betohen nesër!


Pasi morën "bekimin" e Presidentit, ministrat e rinj do të

presidenca

TIRANË– Ministrat e rinj të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin në një ceremoni që do të zhvillohet ditën e nesërme, në Pallatin e Brigadave. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, ceremonia do të zhvillohet në orën 10:00, përpara Presidentit të Republikës.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i dorëzoi presidentit propozimet për një sërë ndryshimesh në qeveri. Një riorganizimi në disa dikastere, solli 7 lëvizje në kabinet, me emërime dhe shkarkime. Ndërkohë, në seancën e sotme plenare, mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri.

Ndryshimet dhe përbërja e re e qeverisë:

Ikën Belinda Balluku– zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari – Minister i Brendshëm – zëvendeson Albana Koçiun

Toni Gogu – Ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha – Minister i Jashtem – ikën Elisa Spiropali

Enea Karakaçi – Ministër Infrastrukture dhe Energjitike – zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili – Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin – Zëvendeson Toni Gogun

Poll



Source link

Scroll to Top