TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin. Ka qënë kjo e fundit ajo e cila u shpreh fillimisht se është e keqardhur që largimi i saj nga detyra u paralajmërua nga Sali Berisha. Ndërohë në përgjigje Berisha i tha se shkarkimi nuk i ka ardhur nga ai por nga Belinda Balluku. Sipas Beirshës, Spiropali është viktima më e parëndësishme.
Debati:
Elisa Spiropali: Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër.
Sali Berisha: Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove.



