Onkologjiku-Ministrja Sala: Së shpejti vihet në punë akseleratori i 3-të


Onkologjiku-Ministrja Sala: Së shpejti vihet në punë akseleratori

Evis Sala

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për prioritetet aktuale të qeverisë, ku më kryesore qëndron reformimi i shërbimit onkologjik. 

Evis Sala: Së pari, reformimi i shërbimit onkologjik, siç e kam thënë disa herë është një prioritet kombëtar. Sëmundjet tumorale janë një sfidë globale, pasi kanceri po kalon në incidencë sëmundje kardiake, pra po kthehet në sëmundje kronike. Për këtë arsye, 2026 është viti i organizimit të plotë të shërbimit onkologjik. Kemi ngritur grupin e punës për krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe rrjetit kombëtar të sëmundjeve tumorale. Kemi nisur analizën e plotë të situatës aktuale, siç e thashë diagnostikimi është një fillim shumë i mirë,  për këtë po shohim shpërndarjen sipas rajoneve, kapacitetet… Nga bordi i tumoreve në QSUT në bashkëpunim me Institutin Nacional të Tumoreve në Milano, kemi miratuar 30 protokolle të unifikuara trajtimi.

Poll



Source link

Scroll to Top