“Lufta ndaj tij thelbësore për integrimin! OSBE: Krimi i organizuar kërcënon integritetin ekonomik dhe besimin e qytetarëve


"Lufta ndaj tij thelbësore për integrimin! OSBE: Krimi i

silvio gonzato

TIRANË- Delegacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri ka zhvilluar këtë të mërkurë një konferencë me përfaqësues të partive politike, studiues, anëtarë të komunitetit diplomatik dhe të shoqërisë civile, ku në fokus ishte lufta kundër krimit të organizuar. Pas konferencës, OSBE deklaroi se krimi i organizuar mbetet një kërcënim i madh për ekonominë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet në Shqipëri.

Sipas OSBE-së, kjo kërkon një fokus më të fortë në parandalim përveç përgjigjeve të drejtësisë penale. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e bllokimit të depërtimit të krimit në ekonominë e ligjshme. Lidhur me këtë, ai përmendi masa si heqja e licencave, kontrolli i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe vendosja e sanksioneve në nivel vendor.

“Bllokimi i qasjes së krimit në ekonominë ligjore forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar. Përmes mjeteve si revokimi i licencave, kontrolli i tenderëve publikë dhe sanksionet komunale, autoritetet krijojnë barriera që parandalojnë infiltrimin e krimit në bizneset legjitime. Ky është një hap efektiv dhe kyç për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” u shpreh Gonzato.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top