TIRANË- Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot të gjithë ndryshimet e qeverisë të bëra nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë. Begaj dekretoi sot zyrtarisht shkarkimin nga detyra të:
Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Elisa Spiropalit nga Ministria e Jashtme, të Pirro Vengut nga Ministria e Mbrojtjes;
Albana Koçiut nga Ministria e Punëve të Brendshme;
Besfort Lamallarit nga Ministria e Drejtësisë;
Toni Gogut nga detyra si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Po ashtu u dekretuan edhe emërimet e bëra nga Rama disa ditë më parë si më poshtë:
Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:
Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;
Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;
Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:
Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.”
Rama prezantoi një riorganizim të kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mbajtur më 26 shkurt. Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv. Ristrukturimi përfshiu Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes./ZËRI



