“Berisha, Ajatollahu i fundit në Evropë”/ Bardhi-Ballën: Kur të distancoheni ju nga korrupsioni i Ballukut, do tërhiqemi nga…(VIDEO)


"Berisha, Ajatollahu i fundit në Evropë"/

gazment bardhi-taulant balla

TIRANË- Krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, janë përfshirë në replika gjatë fjalës së tyre në seancë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar në Kuvend protestën e fundit të opozitës më 28 shkurt, gjatë së cilës u sulmua edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha. Lidhur me këtë, Balla dënoi veprimet e demokratëve, teksa kujtoi se në atë shtëpi ka hyrë vetëm Berisha, ndërsa këtë të fundit e cilësoi si “Ajatollahu i fundit në Europë”.

“Ndërkohë që SHBA dhe Izraeli me forcat e tre godisnin objektivat e regjimit të Ajatollahëve, Ajatollahu i fundit në Evropë, Sali Berisha urdhëronte ju dhe ata që iu vijnë nga mbrapa të sulmonit godina. Në ato godinë vetëm Saliu ka qenë brenda, asnjëri nga ne. I vetmi që mund të hynte në atë godinë dhe të ngrohej pranë zjarrit bubulak të diktatorit, ishte Ajatollahu i partisë tuaj. Besoj që sot është dita që në emër të PD në linjë me grupin e partive popullore evropiane në PE, e thënë qartë përmes McAllister, që duhet të distancoheni nga dhuna”, tha Balla.

Ndwrkohw, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës, teksa ky i fundit kërkoi që të distancoheshin nga aktet e dhunës në protestën e fundit të opozitës. Bardhi tha se distancimi nga dhuna do të bëhet kur vetë PS të distancohet nga korrupsioni i Belinda Ballukut, duke pwrswritur kërkesën e kreut të komisionit të Jashtëm europian, 

Bardhi i tha Ballës se nuk kishin dijeni që vila i është lënë të menachohet një fondacioni francez, duke thënë se u desh protesta e 28 shkurtit që të zbulohej se çfarë qokash bën kryeministri me pronën publike.

“Ne distancohemi nga dhuna e korrupsionit, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar. Distancohemi nga çdo krim. Të vish në foltore dhe të mbash një fjali krejt normale të kryetarit të komisionit të Jashtëm, ndërkohë që të injorosh një fjalim të mbajtur për Shqipërinë ku i kërkon kësaj mazhorance të distancohet nga korrupsioni i Belinda Ballukut. Së dyti, të mos vonojë asnjë moment më shumë heqjen e imunitetit në përballjen e saj me drejtësinë si qytetare e barabartë përpara ligjit. Koleg duhet të kesh parasysh që ne nuk rrijmë në paradhomën e Edi Ramës për të ditur se çfarë qokash bën ai me pronat e shqiptarëve. Nuk e kemi këtë informacion. Fakti që një pronë publike i është kaluar një fondacioni francez u desh protesta e datës 28 që ta mësonim ne por edhe shqiptarët. Shqipëria nuk vuan nga simbolikat, vuan nga ajo që qëndron në themel, të kësaj qeverisje korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kur të distancohesh nga krimi i organizuar dhe korrupsioni të plotësosh atë që thotë komisioneri i jashtëm, Balluku prit të themi ndonjë reagim ne.”, tha Bardhi./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top