“Rrezik për shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme”! Demokrati: Kuvendi të dalë me qëndrim pro-SHBA ndaj veprimeve kundër Iranit


"Rrezik për shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme"!

Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të dalë me një deklaratë qëndrimin e qartë të vendit krah SHBA-së në sulmin e koordinuar së bashku me Izraelin kundër regjimit të Iranit. Shehu foli gjithashtu për shqetësimin mbi shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme.

Ai kërkoi nga qeveria angazhim të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në situata të rrezikshme, ndërsa vuri në dukje se parlamentet në vendet e tjera europiane janë mbledhur për të adresuar këto probleme. Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit janë intensifikuar gjatë këtyre 3 ditëve, ndërsa disa shtetas shqiptarë raportohet se ndodhen të izoluar dhe pa mundësi largimi.

“Mora disa telefonata nga Gjirokastra për qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme pa në kushte të rrezikshme. Do të kërkoja involvimin e plotë të qeverisë shqiptare në disa aspekte, jo vetëm në ndihmën dhe identifikimin e shqiptarëve që janë atje në mëshirë të fatit dhe askush nuk tenton t’i kontaktojë ndërsa të gjitha qeveritë e tjera evropiane janë në këmbë, kanë  krijuar qendrat e emergjencës. Parlamentet e vendeve evropiane janë mbledhur sot për të gjykuar këto probleme. Këtu tek ne heshtet. Sot duhet të vinte ministrja e Jashtme të jepte përgjigje për këto çështje. Kërkoj nga të gjithë të dalim me një qëndrim ku të deklarojmë se jemi ngushtësisht në krah të SHBA-së në këtë veprim ushtarak që ka marrë kundër një regjimi gjakatar. Të marrim një pozicion të qartë krah SHBA në këtë moment të vështirë por dhe shprese për një shpëtim nga një regjim i tillë. Kërkoj që parlamenti të dënojë sulmet që Irani ka marrë ndaj vendeve përreth”, tha Shehu./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top