“Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%”, Kushi: Një kategori përfiton rritje deri në 5.17%


 

"Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%", Kushi: Një kategori

Evis Kushi

 

TIRANË- Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, njoftoi se prej janarit ka hyrë në fuqi indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit arsimor. Nga foltorja e Kuvendit, Kushi deklaroi se për mësuesit me paga nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, është parashikuar edhe një shtesë prej 3 mijë lekësh, duke e çuar rritjen totale të pagave për këtë grup në 5.17%.

Sipas Kushit, nga ky vendim përfitojnë mbi 36 punonjës të sistemit arsimor. Kushi thekson se ky është një vendim me efekt financiar, por dërgon edhe një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin e brezit të ri.

“Prej një janarit ka hyrë në fuqi indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit të arsimit. Ndërsa për kategoritë që kanë paga nga 58,000 deri në 74,000 lekë në muaj, ne kemi parashikuar edhe një shtesë prej 3,000 lekësh, që do të thotë se rritja e përgjithshme e pagave për këtë kategori arrin në 5.17 %. Ky është një lajm i mirë për çdo mësues dhe për çdo punonjës që jep kontribut në arsim. Nga ky vendim përfitojnë 36,390 punonjës të sistemit arsimor. Të dashur koleg, ky nuk është vetëm një vendim me efekt financiar, por është edhe një mesazh për të gjithë ata që edukojnë brezin e ri, se në çdo rritje pagash, do të përfitojnë edhe ata. Ne do të diskutojmë nismën ligjore që u jep zgjidhje shqetësimit të të gjithë atyre mësuesve, që janë punësuar para sistemit të Bolonjës”, tha Kushi.

Poll



Source link

Scroll to Top