Letra e përbashkët Rama & Vuçiç në gazetën gjermane, Berisha akuza për Kryeministrin: Po synohet rikthimi i Ballkanit të Hapur


Letra e përbashkët Rama & Vuçiç në gazetën

Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët ka komentuar propozimin e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka akuzuar Ramën se për interesat personal po sulmon vendet partnere të Shqipërisë. Berisha e ka quajtur letrën e shkruar në median gjermane të Ramës dhe Vuçiç si një rikthim të nismës së “Ballkanit të Hapur”, një palformë që sipas tij u kundërshtua ashpër nga vendet e BE vite më parë. Ai akuzon Ramën se kontrollohet nga Vuçiç në çdo aspekt të veprimtarisë politike.

“Ky është një urdhër që Rama ka marrë nga Aleksandër Vuçiç, i cili kontrollon çdo aspekt të veprimtarisë politike të tij. Kjo kërkesë për treg të lirë është një përpjekje për të rivendosur Ballkanin e Hapur, që e ka kundërshtuar BE. Këto kërkesa janë një kthim në vendin e krimit të nismës që u shpall e vdekur nga Bashkimi Evropian,” tha Berisha./ZËRI

 

 

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top