Rama mbledh grupi parlamentar dhe qeverinë: Së bashku jemi në një udhëkryq të ri


Rama mbledh grupi parlamentar dhe qeverinë: Së bashku jemi në

edi rama

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisw Socialiste (PS) ka nisur mbledhjen, që po drejtohet nga kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama. Kreu i socialistëve tha se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të ri sa i përket zhvillimit të bredshëm ekonomik dhe çeljes së kapitujve me BE-në.

“Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve, çeljes së gjithë kapitujve me Bashkimin Europian në kohë rekord, aq dhe me rrugën e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë politike dhe shtetbërjes demokratike për Shqipërinë 2030.

Për hir të së vërtetës, unë besoj se duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ndërkohë që ekonomia vazhdon të ecë me ritmet e parashikuara, me një rritje që për  nga kohëzgjatja e saj është e pakrahasueshme me asnjë periudhë të mëparshme. E teksa Shqipëria vijon të shkëlqejë në çdo instancë ndërkombëtare, projektet në hartim e sipër apo në plan për t’u zhvilluar në këtë mandat, janë më të shumta dhe më domethënëse për nga impakti se kurrë më parë,  udhëkryqi paraqet disa rreziqe të cilat kërkojnë një kuptim të drejtë, adresim të vendosur dhe disiplinë të fortë nga ana jonë”,u shpreh kreu i qeverisë.

“Çdo vendnumëro për Shqipërinë sot, është rënie e trendit të rritjes ekonomike dhe fuqisë ekonomike nesër!”, theksoi Rama.

Poll



Source link

Scroll to Top