Sa herë që nisesh me veturë, planifikon destinacionin, orarin, shpenzimet. Por a e planifikon edhe të papriturën?

Sepse një defekt nuk pyet nëse je në pushime, në rrugë për në punë apo në udhëtim jashtë vendit. Dhe pikërisht këtu hyn APR.


E APR po e zhvendos mënyrën se si shoferët e shohin asistencën rrugore – jo si reagim kur ndodh problemi, por si pjesë të planit vjetor të sigurisë.

APR u jep shoferëve mundësinë të zgjedhin paketat që i përshtatet stilit të tyre të lëvizjes – qoftë për përdorim të përditshëm brenda qytetit apo për udhëtime më të gjata brenda dhe jashtë vendit.

Përmes shërbimeve bazë dhe atyre të avancuara, përfitoni:

Asistencë rrugore 24/7 në gjithë territorin brenda dhe jashtë vendit – mbështetje në çdo orë dhe në çdo lokacion,

Bartje të veturës në rast defekti apo aksidenti – pa u shqetësuar për koston e transportit deri te servisi,

Ndihmë për gomë të plasur apo bateri të zbrazur – zgjidhje të shpejtë në vendngjarje,

50% të riparimit – deri në vlera të caktuara sipas pakos së zgjedhur,

Opsione shtesë si rent a car, taxi apo akomodim – kur situata kërkon më shumë se një ndërhyrje të thjeshtë.

Këto nuk janë vetëm shërbime – janë zgjidhje konkrete që në raste të zakonshme mund të kushtojnë qindra euro.

Andaj, një abonim vjetor me APR është një kosto e kontrolluar dhe e parashikueshme, që ju mbron nga shpenzime të papritura që shpesh kalojnë qindra euro. Është një vendim i vogël financiar, por me ndikim të drejtpërdrejtë në qetësinë tuaj gjatë gjithë vitit.

Vetëm një telefonatë mjafton – pjesa tjetër menaxhohet nga ekipi i APR.

Sepse siguria nuk është luks. Siguria është përgjegjësi.

Mos prit momentin e papritur për ta kuptuar vlerën e saj.

Bëje vendimin e mençur tani me APR – dhe udhëto me qetësi në çdo kilometër.