TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar me antë të një postimi në platformën “X” pas situatës dramatike me rrugët e çara e të bllokuara në vend. Përmes një videoje nga një aks rrugor i shkatërruar në Portugali, kreu i qeverisë ka bërë krahasimin mes opozitës atje dhe asaj të vendit tonë.
Konkretisht Partia Demokratike pretendon se shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, dëmtimi i bypassit të ri që është pjesë e Korridorit VIII, si dhe çarja e një sërë segmentesh të tjera në vend, janë pasojë e korrupsionit qeveritar, që shoqërohet me punime të cilësisë së ulët nga kompanitë kontraktore. Lidhur me këtë fakt, Rama ka ngritur pikëpyetje se “pse nuk e keni denoncuar në SPAK?”.
Edi Rama: Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e… pic.twitter.com/UeAyAl6uE3
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2026



