TIRANË- Grupi Parlamentar i Partia Socialiste do të zhvillojë nesër, 26 shkurt, një mbledhje në Pallatin e Brigadave. Në këtë takim pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ndëkrohë, është zbardhur axhenda e mbledhjes, e cila do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe me pas vijon me raportimet e ministrave. Në fund do jetë fjala e kreut të grupit të PS, Taulant Balla.
Axhenda e plotë
-Hapja e Mbledhjes (11:00)
-Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PSSH, Edi Rama
-Raportimi i Ministrave
-Raportet e Ministrave
Diskutime deri në 2 minuta për çdo folës
-Petrit Malaj – Ministri i Financave
-Majlinda Dhuka – Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore
-Delina Ibrahimaj – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit
-Adea Pirdeni – Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
-Albana Koçiu – Ministrja e Punëve të Brendshme
-Piro Vengu – Ministri i Mbrojtjes
-Evis Sala – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
-Mirela Kumbaro – Ministrja e Arsimit
-Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
-Besfort Lamallari – Ministri i Drejtësisë
Përmbyllja
-Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH – Taulant Balla
Lëvizja e socialistëve vjen pas mbledhjes, 23 shkurt, të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve në Kryesinë e Kuvendit.
Në mbledhjen që zgjati rreth 5 orë, ishin të pranishëm kreu i SPAK, Klodian Braho dhe prokurorët e çështjes, të cilët kërkuan që Ballukut t’i hiqet imuniteti, duke argumentuar se ka intimiduar dhe kërcënuar dëshmitarë dhe se pozita ndaj sa është rënduar duke rrezikuar deri në 35 vite burg. Por, pavarësisht këtyre fakteve të propozuara nga ana e prokurorëve, socialistët dhe demokratët dolën me dy qëndrime të ndryshme.
Ndërsa PD publikoi raportin e saj për çështjen, 5 deputetët socialistë, anëtarë të Këshillit të Mandateve, pritet të paraqesin raportin përfundimtar të enjten, pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë./ZËRI




