Mbledhja e Bordit të Paqes në SHBA, Rama: Përcolla shqetësimin për ‘maskaradën’ në Hagë, Gjykata të zgjedhë mes drejtësisë e përdhosjes


Mbledhja e Bordit të Paqes në SHBA, Rama: Përcolla

edi rama

TIRANË- Në komunikimin e tij të përjavshëm në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje dhe solli në vëmendje ngjarjet kryesore të javës politike. Rama e ka nisur me vizitën e tij në ëashington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, duke e cilësuar si momentin më të veçantë të kësaj jave.

Duke u ndalur në detaje, kreu i qeverisë u ndal fillimish te angazhimi që do të ketë Shqipëria në Bordin e Paqes. Sipas Ramës, Shqipëria është ulur “me krenari” si anëtare themeluese në Bordin e Paqes, duke e cilësuar këtë si hapje të një kapitulli të ri në arkitekturën globale të sigurisë.

Rama u ndal tek fjala e tij dhe adresimi ndaj presidentit Trump për të bërë diçka në lidhje me procesin gjyqësor në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar si “maskaradë të pabesueshme” të drejtësisë ndërkombëtare. Rama u shpreh se sensibilizimi ndërkombëtar për këtë çështje do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupit gjykues, i cili sipas tij, duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit njollosës të Kosovës.

“Vizita në ëashington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës.

Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese, e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, tha Rama.

Bordi i Paqes u mblodh në Washington më 19 shkurt, me pjesëmarrjen e 27 liderëve nga e gjitha bota. Mes tyre ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët shtrënguan duart me Trump. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama falenderoi presidentin Trump për ftesën dhe vlerësoi nismën e Bordit të Paqes, teksa njoftoi se Shqipëria do të përfshihet me trupa ushtarakë në rindërtimin e Gazës. Rama i bëri kërkesë publike Trump që të ndërhyjë në çështjen e gjykimit të Hashim Thaçit në Hagë, përpara se sipas tij “gjëra të këqija të ndodhin”. Në përfundim të mbledhjes, presidenti Trump pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten Osmani. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top