mjeti ne flake
TIRANË- Situata ka përshkallëzuar, pasi janë regjistruar përplasje të tjera mes forcave të rendit dhe protestuesve të PD-së, në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit. Siç duket edhe nga pamjet, protestuesit kanë hedhur disa herë molotovë, duke prekur edhe autobotet e policisë. Njëri prej automjeteve është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e zjarrit në kohë.
Protesta e opozitës, e cila fillimisht zhvillohej para Kryeministrisë, është zhvendosur drejt Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa tensionet janë zhvendosur në zona të ndryshme. /ZËRI
Poll



